Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, në seancën e sotme për përgjimet e paligjshme në rastin e PSP-së, “Target dhe Fortesa”, kanë marrë në pyetje Zonko Kostovskin dhe Gjorgji Lazarevskin të cilët e zbuluan aferën e prëgjimeve.

Mijallkov e ka rikujtuar Kostovskin se së bashku kanë qenë të pranishëm në prezantimin e pajisjeve për përgjim nga kompania izraelite, në zyrat e DSK-së. Atëherë kishin kuptuar se me pajisen e re, mundeshin të përgjohen deri në 30 veta nga cilido operator.

Pajisja me zgjedhje spontane kap numrat nga stacioni më i afërm, kështu pashë numrin e një mikut tim, ku e dëgjuam bisedën. Duke ia kujtuar rastin , Mijallkov e ka pyetur dëshmitarin Kostovski, nëse është i sigurt se dikush nga jashtë nuk ka kryer të njëjtin veprim.

Kostovski ka siguruar se përgjimet kanë rrjedhur nga DSK-ja pasi që të njëjtët janë dëgjuar mirë. Ai vërteton se përgjimet që i kanë dorëzuar në PSP kanë qenë përgjime me kualitet të lartë dhe janë dëgjuar bisedat e të dy palëve.

Mijallkov ka insistuar gjatë dëshmisë së sotme , se përgjimi ka mundësi të ketë ndodhur në mënyrë të paligjshme nga jashtë DSK-së, dhe ka njoftuar se kanë pranuar raport nga kompania izraelite se në Shkup në atë kohë në teren kanë punuar kësi lloj pajisesh, gjegjësisht se dikush paralelisht ka përgjuar në mënyre të paligjshme./Alsat

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...