Lideri i partisë më të madhe opozitare në vend Hristijan Mickovski, marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë e ka quajtur si marrëveshje për kapitullimin e Republikës së Maqedonisë

“Kjo për mua është marrëveshje për kapitullimin e Republikës së Maqedonisë. Ajo marrëveshje tani na është dhënë neve, VMRO-DPMNE-së. Nga ana e kryetarit të Qeverisë morra informata se gjatë ditës së nesërme marrëveshja do të kalojë në seancë qeveritare dhe do të de-klasifikohet, ashtu që gjatë ditës së nesërme besoj që publiku do të njoftohet me detajet dhe specifikat e të njëjtit. Ne përsëri do ta shqyrtojmë ashtu që do ta komentojmë përsëri në ditët në vijim të gjithë këto detaje që do të dalin, e të cilat opinioni ose nuk i di ose nuk u janë prezantuar mjaftueshëm gjatë këtyre dy ditësh – deklaroi marrëveshje për kapitullimin e Republikës së Maqedonisë.

Shpërndaj me