Zoran Zaev nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar këtë sistem të korruptuar gjyqësor, deklaroi sot kreu i opozitës Hristijan Mickoski, sipas të cilit Zaev është fajtori kryesorë për gjendjen në gjyqësor.

“Me ardhjen në pushtet të LSDM-së dhe Zaevit në vend të mbrojtjes fituam sulme ndaj kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Nga momenti kur prokurorët e PSP-së u shpërndanë nëpër Prokurorinë Themelore, Zaevi më nuk shprehi interes për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike. Nuk është problemi se janë të korruptuar gjykatës dhe prokurorë, problemi është se ata janë nën mbrojtjen e Zoran Zaevit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...