Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në Helsinki ka mbajtur një sërë takimesh me përfaqësuesit dhe liderët e partive anëtare në PPE.

Mickoski pati takim me zëvendës kancelarin gjerman dhe ministrin e Punëve të Jashtme Hrost Zahofer. Mickoski me Zahohfer bisedoi për përndjekjen politike ndaj VMRO-së, dhe për krizën me emigrantët në kufirin jugor të Maqedonisë, thonë nga partia.

Kryetari i VMRO-së pati takim edhe me Antonio Taiani, presidentin e Parlamentit Evropian, të cilit i përcolli se përparësia e VMRO-DPMNE-së do të vazhdojë të jetë integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE. Një takim u mbajt edhe me Kryeministrin e Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, i cili diskutoi situatën në rajonin më të gjerë dhe nevojën për integrimin e saj në BE.  Hristijan Mickoski takoi edhe kryeministrin e Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, me të cilin diskutoi situatën në rajon dhe më gjerë dhe nevojën për integrimin e Maqedonisë në BE.

Mickoski gjithashtu u takua me Javier Hurtado Mira, kryetarin e  Bashkimit Demokratik të Rinisë së Evropës. Organizata më e madhe e rinisë politike të qendrës së djathtë.

Loading...

Shpërndaj me