Kryetarit i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sapo ka përfunduar takimin me kreun e shtetit Gjorge Ivanov në lidhje me marrëveshjen e arritur dje, për çështjen e emrit me Greqinë. Ai nuk ka dashur të prononcohet për mediat duke u larguar menjëherë  pas takimit. Nga ky takim dihet vetëm një detal se takimi nuk ka zgjatur  2 minuta si në takimin e mëngjesit mes presidentit dhe kryeministrit, por plot një orë. ,Mickoski pasditen e sotme do të takojë edhe kryeministrin Zaev në selinë e Qeverisë.

Shpërndaj me