Lideri i opozitës Hristjan Mickosi në një konferencë për shtyp pranë selisë së VMRO-DPMNE-së iu përgjigj kryeministrit Zoran Zaev, ku ky i fundit vetëm një ditë më parë u shpalli “luftë” prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe tha se do të shkundnin institucionet e drejtësisë. Mickoski tha se në këto tre vite të qeverisjes Zaev nuk është bërë asgjë për të reformuar gjyqësorin, ndërsa nga ana tjetër Zaev kërkon ta reformojë tani në fund të mandatit të tij. Ai tha se nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) në këto vite pati vetëm “spektakël” pa përfunduar asnjë proces, pa marrë parasysh paratë që janë harxhuar deri më tani nga ky institucion. Ai tha se paratë në këtë institucion kanë qenë pa kontroll dhe u pa ku përfundoi Katica dhe të tjerët e PSP-së. Mickoski theksoi se “kërkuam drejtësi nga PSP-js por morëm vetëm Reketin.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...