Akuza të reja për një vit katastrofik ekonomik të 2019-s, këtë herë nga lideri i opozitës Hristian Mickoski. Se ekonomia është në gjendje të keqe, Mickoski citoi të dhënat e të ardhurave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike në bazë të tatimeve. Realizimi ka dështuar për gati pesë për qind. Ndryshimin e politikës tatimore Mickovski e quan “grabitje e ashpër” ndaj qytetarëve dhe ekonomisë.

Taksa e fitimit është katastrofale, pra për 24 për qind është më e ulët, se ajo e planifikuar në fillim të këtij viti. Tatimi mbi të ardhurat personale është për 1.98 për qind më i ulët, se sa që ishte planifikuar dhe kjo është kështu, sepse kemi pasur një normë të rritur tatimore, duke përfunduar me muajin tetor – tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Rritja e Prodhimit Bruto Vendor është tema e dytë për të cilën Mickoski e kritikoi pushtetin. Ai krahasoi se si rritja ekonomike në dy vitet e fundit ka lëvizur duke e krahasuar atë me rritjen evropiane, përkundër lëvizjes së ekonomisë në kohën e VMRO-DPMNE-së, nga viti 2006 – 2008 gjithashtu e krahasuar me mesataren evropiane.

Në periudhën qershor 2017 – dhjetor 2019, rritja e ekonomisë së Maqedonisë është 2.14 për qind. Ndërsa rritja e Prodhimit Bruto Vendor, së Bashkimit Evropian për të njëjtën periudhë është 2.2 për qind. Nga qershori 2006 deri në fund të vitit 2008, rritja e GDP-së në Maqedoni ishte 5.7 për qind dhe në Bashkimin Evropian 3.2 për qind – u shpreh Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski akuzoi gjithashtu se në industri punojnë më pak punëtorë, është ulur investimi në zonat për investime të huaja, dhe prodhimi industrial u përball me një rënie. Por, qëndrimi i qeverisë mbetet që viti pas nesh kaloi në fokusin e ekonomisë dhe ka rezultuar me paga mesatare më të larta, paga minimale më të larta, pensione më të larta. Mbështetje më e madhe për kompanitë vendase dhe trajtim të barabartë i të gjitha kompanive për investime në zonat ekonomike.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...