Gledi Mici padit Skënderbeun në FSHF për një borxh të pashlyer nga sezoni 2017- 2018, kur mbrojtësi i majtë ishte pjesë e korçarëve. Sipas “Panorama Sport”, Mici, pasi ka pritur për një kohë të gjatë reagimin e drejtuesve të Skënderbeut, ai përmes përfaqësuesit të tij ligjor i është drejtuar zyrës juridike në FSHF për të kërkuar respektimin e kontratës që skadoi në verën e vitit 2018. “Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e klubit korçar kanë folur së fundmi me Micin dhe gjërat janë në rrugë të mbarë për arritjen e marrëveshjes. Mirëpo, deri më tani nuk ka ende një konfirmim nëse lojtari do ta tërheqë padinë. Mendohet se Mici pretendon një shumë prej 20 mijë eurosh nga kontrata që ka pasur me Skënderbeun.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...