Deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, pas konstatimit të dorëheqjes së Nikolla Gruevskit në Kuvend, tha se organet e drejtësisë duhet të kërkojnë “dilerin” dhe jo shoferin e taksië në skandalin me tanimë ish-deputetin Pavle Bogoevski.

“Nuk e di pse i dhatë famë dorëheqjes së Bogoevskit. Është normale që një deputet të japë dorëheqjen nëse shkel ligjin. Ai është kapur në veprime të paligjshme dhe normalisht është përgjegjës. Hetimi në çështje Booevski duhet të drejtohen për “dilerin” dhe jo për shoferin e taksisë për të cilin Bogoevski pohoi se e ka filmuar bisedën kur po porosiste vaj kanabisi për një të afërm të tij, dhe jo për drogë siç pretendohet nga personi i cili ka publikuar bisedën e regjistruar”, tha Micevski.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...