Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përshëndet konsensusin e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euroatlantike.

“Ky është një vendim i rëndësishëm historik për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit”, vlerëson Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta përshëndet përkushtimin e Kryeministrit Zaev, si dhe të faktorit shqiptar të Maqedonisë, që mundësuan konsensusin e nevojshëm dhe i hapën vendit rrugën pa kthim drejt NATO-s e BE-së, shkruan tch.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht Maqedoninë e të gjithë fqinjët e saj në rrugën e integrimit euroatlantik”,  nënvizon Presidenti Meta. 

Loading...

Shpërndaj me