Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur qartë kundër idesë së ndryshimit të kufijve mbi baza etnike. Sipas tij mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm një dialog efektiv dhe jo fiktiv.

“Në vlerësimin tim është e domosdoshme që dialogu midis Serbisë dhe Kosovës të jetë i vërtetë. Të mos jetë fiktiv. Sikurse rezulton, për fat të keq, që ka qenë për një kohë të gjatë. Dhe të dyja palët të krijojnë vullnetin pozitiv për të njohur realitetin e njëra-tjetrës dhe njëkohësisht për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare asaj situate, në të cilën ndodhen shumë qytetarë. Pavarësisht nga përkatësia etnike, serbe apo shqiptare, për shkak të këtyre marrëdhënieve”, deklaroi Meta.

Loading...

Shpërndaj me