Senegali, Nigeria, Algjeria dhe Tunizia do të jenë katër skuadrat të cilat do të diskutojnë në këtë edicion fitoren në Kupën e Afrikës. Sot janë mësuar emrat e dy gjysmëfinalisteve që plotësuan katërshen e atyre që luftojnë për trofeun, pasi Algjeria me Tunizinë prenë biletat e tyre. Algjeria mundi jo pa vështirësi Bregun e Fildishtë, kampione në fuqi e aktivitetit. Algjerianët shënuan të parët me Feghouli dhe pastaj humbën penallti me Bunedjah, ndërsa Koxhiah bëri që 90 minutat të mbylleshin pa gola dhe të nevojitej koha shtesë për të caktuar fituesin. As ajo nuk prodhoi gola dhe fati i këtij takimi u zgjidh nga penaltitë, ku Boni dhe Serei Die me gabimet e tyre ndëshkuan fituesit në fuqi të turneut. Më e lehtë ishte fitorja e Tunizisë ndaj Madagaskarit, surprizës së vërtetë të këtij edicioni që ia kishte dalë të shkonte në çerekfinale larg çdo parashikimi. Tunizia priti deri në pjesën e dytë e pastaj gjeti dy gola të shpejtë me Sasi e Msakni, ndërsa Sliti në shtesën e takimit vulosi suksesin 3-0.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...