Me rekomandim të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në shumë shkolla sot janë zhvilluar të vendit orët edukative për mbrojtje nga virusi korona. Edhe pse nuk folën para kamerës së Alsat, mësimdhënësit thanë se orët i janë kushtuar higjienës personale të nxënësve por edhe të shkollës. Nga Qendra e Shëndetit Publik thanë se nuk kanë mundësi të ligjërojnë në të gjitha shkollat por se kanë nisur me shpërndarjen e materialeve këshilluese. Nga ky institucion edhe një herë përsërisin se një nga masat më të rëndësishme për higjienë të mirë në shkolla është larja e duarve, posaçërisht para dhe pas përdorimit të tualetit në shkollë.

Shkollat e klasat kanë nevojë për ajrosje e shpeshtë, koha është e bukur dhe e ngrohtë. Disa herë gjatë ditës, posaçërisht në pushim të gjatë, duhet bërë dezinfektim të bankave, dorezave të dyerve, dezinfektim të tualeteve. Pastrueset tashmë janë trajnuar për këtë, me lecka të posaçme të pastrohet në klasa, korridore dhe tualete dhe dezinfektim i brendshëm i gjithë hapësirës. Mësuesit do të caktojnë orë ku do ti lexojnë këshillat ose të njëjtat do ti diskutojnë. Është më mirë që kjo të bëhet përmes diskutimeve ose angazhimit të fëmijëve, përmes një diskutimi interaktiv- deklaroi Biljana Daniellovska, Qendra e Shëndetit Publik.

Pavarësisht orëve edukative, mbetet shqetësues fakti se shumë shkolla fillore në vend, tualetet i kanë në gjendje të mjerueshme, pa kushte elementare higjienike. Pas disa informimeve të njëpasnjëshme për mungesë të sapunëve dhe dezinfektuesve, në shumë shkolla tani na ndalohet incizimi i kushteve në tualete.

Qytetarët, madje kanë vërejtje edhe për oborret e shkollave. Sipas tyre, shumë qoshe të shkollave janë shndërruar në tualete prej ku edhe përhapet erë e rëndë.

“Në një shkollë, fillimisht oborri duhet të jetë shumë i pastër sepse fëmijët prekin çdo gjë me dorë. Nuk ka ajrosje të mirë të klasave ndërsa e gjithë kjo ndikon në përhapjen e infeksioneve. Duhet të ketë më shumë higjienë, po I vendosin aparatet për sapunë a të njejtat janë të zbrazura”.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se deri të hënën që vjen, të gjitha shkollat e vendit do të furnizohen me mjete higjienike dhe dezinfesktues.

Melihate Rustemi                         

Loading...

Shpërndaj me

Loading...