Lionel Mesi vazhdon prej 14 vitesh të kërkojë me ngulm një trofe madhor me Argjentinën. Futbollisti ka që nga viti 2005 pjesë e përfaqësueses së vendit të tij, por ka zhgënjyer thuajse gjithmonë në momentet e rëndësishme dhe ka humbur çdo finale që ka luajtur me të, përfshirë edhe atë të Botërorit 2014. Shumëkush sheh fajin te problemet që i ka krijuar vetë Federata duke mos i siguruar ekipit kombëtar qëndrueshmëri. Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga debutimi i Mesit, në 14 vite janë ndërruar 9 trajnerë në ekipin kombëtar. Mesi e filloi me Pekerman (2006-08) e më pas vazhduan me radhë Bazile (08-10), Maradona (10-11), Serxhio Batista (11-14), Sabeja (14-16), “Tata” Martino (16-17), Bauza (17-18), Sampaoli (2018) dhe së fundmi Skaloni, një seri mbresëlënëse trajnerësh që mbyllet me një ish-bashkëlojtar te yllit argjentinas. Në Argjentinë mendojnë se ky është shkaku i problemeve kryesore, pasi marrin për shembull krahasues me Uruguain, ku Oskar Tabarez qëndron pa lëvizur në stol që nga vitit 2006.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...