Sonte në orën 21:00, në stadiumin “Benito Villamarín” të Seviljas, skuadrat e Barcelonës dhe Valencia-s do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit, një trofe i dominuar nga nga klubi katalan, në 10 vitet e fundit. “Blaugranat” kanë qenë pa konkurencë në 4 edicionet e fundit dhe kërkonë titullin e 5-të, që do të ishte rekord për futbollin spanjoll, për të përmbyllur një sezon, që do të kishte qenë perfekt, nëse do të triumfonin në Ligën e Kampionëve. Barcelona vjen në këtë finale ende me plagë të hapura nga humbja 4-0 në “Anfield” ndaj Liverpulit, që ndërpreu ëndrrën për Ligën e Kampionëve , të 6-të në historinë e katalanasve. Triumfi në Kupë do të ishte mënyra më e mirë për të shuar, ndoshta përfundimisht, zërat për një largim të trajnerit Valverde.

Ishte një goditje e fortë për mua dhe të gjithë skuadrën. Ishte e vështirë të merrnim veten dhe kjo u pa edhe në ndeshjet pasardhëse. Trajneri ka bërë një punë impresionuese dhe përsa i përket eliminimit ai ka përgjegjësitë e tij, por, ne lojtarët jemi më shumë fajtorë. E dinim që nuk duhet të ndodhte ajo që u pa me Romën, e megjithatë ndodhi. E donim finalen e Ligës së kampioneve, por ajo që ndodhi ishte e papranueshme,” tha para finales Lionel Mesi.

Valencia, nga ana tjetër, vjen me një moral tepër të lartë, falë edhe suksesit në javën e fundit në fushën e Valladolidit, që e katapultoi përfundimisht në vendin e katërt, që i jep mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Valencia nuk ka arritur të fitojë ndaj Barcelonës në 8 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet, megjithatë do të kërkojë të bëjë maksimumin për t’i befasuar katalanët në “Benito Villamarin”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...