Ylli I Barcelonës, Lionel Mesi, mbylli sezonin në La Liga me 36 gola të shënuara, me çka u bë për herë të 6-të golashnëuesi më I mirë I kampionatit në Spanjë. Në këtë mënyrë Mesi barazoi rekordin e sulmuesit legjendar të Atletik Billbaos, Telmo Sara, të shënuar në vitet 40-ta. Argjentinasi arrin që për të tretin vit radhazi të jetë në vendin e parë të golashënuesve në La Liga. Në kohë të njëjtë vendosi rekord të ri , për diferencën më të madhe mes golashënuesit të parë dhe atij në vendin e dytë. Në këtë sezon Mesi ka 15 gola më shumë se Suarezi dhe Benzema, që ndajnë vendin e dytë, me 21 gol.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...