Blez Matuidi do jetë pjesë e Juventusit edhe për një tjetër vit. Francezi e ka njoftuar vetë zgjatjen e bashkëpunimit, teksa mes lojtarit dhe klubit ishte parashikuar një klauzolë në kontratë për të qëndruar edhe një sezon.

“Në kontratën time ishte një opsion për të rinovuar edhe një vit dhe Juventusi ka vendosur ta aktivizojë. Unë nuk kam pasur asnjëherë dyshim për të vazhduar me “bardhezinjtë”, ndjej besimin e të gjithëve në klub”, u shpreh 32-vjeçari.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...