Erald Lakti ka filluar këtë sezon stërvitjen me ekipin e parë të Fiorentinës, duke u munduar që të bindë trajnerin Vinçenco Montela se mund të japë kontributin e tij për këtë skuadër në Serinë A. Ai ka zbritur në fushën e lojës në miqësoren që skuadra e qytetit të Firences zhvilloi ndaj amatorëve të Val Di Fasa, ndeshja e parë për fazën përgatitore të sezonit të ri. Montela ka përdorur dy formacione të ndryshme për secilën pjesë loje ndaj ekipit amator dhe në pjesën e dytë, Lakti ishte i përzgjedhur mes futbollistëve të mesfushës. Sigurisht, edhe pse skuadra e Firences sapo ka filluar përgatitjet, nuk e kishte të vështirë të mposhte pa probleme ekipin që kishte përballë, duke e mbyllur sfidën me rezultatin përfundimtar 21-0.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...