Mesfushori Hakan Çalhanogllu nuk e fsheh aspak dëshirën për t’u rikthyer në Gjermani, sidomos nëse i vjen një ofertë nga Bajern Munihu. Mesfushori në një intervistë shprehet se Gjermania do të jetë gjithnjë si shtëpia e tij, ndërsa zbulon se në Munih e kanë kërkuar kohë më parë, por rivaliteti me Roben dhe Riberi në krah, nuk i lejonte minutat e dëshiruara në dispozicion.

“Gjermania ishte fantastike për zhvillimin tim, atje për mua do të jetë gjithnjë si shtëpia ime. Jam rritur në Gjermani nga ana sportive dhe është një objektiv për të luajtur me Bajern Munihu. Edhe Dortmundi është një klub i madh. Në 2014 isha pranë transferimit në Munih, ishte e rëndësishme që më kërkuan. Por, në atë kohë Riberi dhe Roben kishin konsoliduar pozicionin e tyre në krah dhe ishin të dashur nga tifozët. Për mua do të ishte e vështirë, por nëse Bajerni kthehet të më kërkojë, atëherë sigurisht nuk them jo”, u shpreh Çalhanollu.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...