Këngëtarja Joy Villa u shfaq në “Grammy” me fustanin që mbante mbishkrimin “Build the Wall” që në shqip do të thotë “Ndërtone murin”.

Këngëtarja Joy Villa u shfaq me një fustan, në të cilin mbante mesazh politik me mbishkrimin “Build the Wall”, shkruan The Independent.

Villa, e cila me prejardhje është latine afrikano-amerikane, mori pjesë në edicionin e 61-të të “Grammy Awards”, në Los Angeles.

Pëveç fustanit, këngëtarja në çantën e kuqe që po mbante në duar, shkruante “Make America Great Again” pra “Bëni Amerikën e madhe përsëri”.

Në një intervistë që dha në qilimin e kuq, 31-vjeçarja shpjegoi zgjedhjen e veshjes duke thënë “Unë besoj në ndërtimin e murit për të mbrojtur kufirin tonë jurog. Jo për të mbajtur njerëzit jashtë, por për të mbrjtur qytetarët e vendit tonë”.

Jam e pjesë e Latina, jam me ngjyrë dhe besoj në atë që po thotë presidenti. Kjo (veshja) për mua është një përfaqësim i mendimit në një mënyrë vizuale dhe gjithmonë më pëlqen të bëj një deklaratë.

Kjo nuk është hera e parë që Villa mbështet Trumpin, andaj ka zgjedhur të bëjë një deklaratë politike përmes modës në qilimin e kuq.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...