Një furgon ka goditur avionin e kancelares Angela Merkel.

Një grua derisa po drejtonte një furgon në aeroport, ka harruar të shtyp frenin e furgonit i cili në shpejtësi të ulët ka goditur avionin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Avioni i kancelares gjermane, Merkel gjendej në aeroportin e  Dortmundit, i cili para se të fluturoj rastësisht ka ndaluar një grua dhe ka dalur nga makina, për të fotografuar avionin e kancelares gjermane.

 

Gruaja e emocionuar ka harruar të tërheq frenin e furgonit së saj, ku më pastaj furgoni ka filluar të lëvizë vet në drejtim të avionit, i cili më pastaj e kishte goditur atë.

Gruaja e lartpërmendur ishte punonjëse e aeroportit dhe po drejtonte furgonin e punës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrëmë është kthyer me helikopter në Berlin pasi që avioni ishte dëmtuar./Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...