Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se nuk do të ushtrojë mandate të tjera politike pas largimit të saj nga kancelaria parashikuar në fund të vitit 2021, qoftë brenda Bashkimit Europian ose diku tjetër.

“Nuk jam në dispozicion për një mandat të ri politik, pak rëndësi vendi, dhe kjo vlen edhe për Europën”, njoftoi Merkel gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi projektet e saj pas largimit të programuar nga kancelaria në përfundim të mandatit në vitin 2021.

Kancelarja gjermane, emri i të cilës ka filluar të qarkullojë për të qenë presidente e Këshillit Europian, i dha fund këtyre spekulimeve në një intervistë të dhënë për gazetën “Süddeutsche Zeitung”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...