Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëtojë për në Paris të shtunën për të qenë e pranishme gjatë festimeve të ditës kombëtare të Francës.

Ajo do t’i bashkohet presidentit francez, Emmanuel Macron dhe të ftuarve të tjerë në paradën tradicionale ushtarake që zhvillohet gjatë Ditës së Bastijës në bulevardin Champs-Elysees.

Tema në festimet e këtij viti është bashkëpunimi europian.

Macron ka ftuar në paradë forca nga Iniciativa Europiane për Ndërhyrje, një projekt i miratuar vitin e kaluar nga Franca, Gjermania dhe tetë vende të tjera të BE-së për të mundësuar një reagim të shpejtë ushtarak në rast krize.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...