Mercedes ka dominuar provat zyrtare në Çmimin e Madh të Kinës, në pistën e Shangait. Për të pestën herë në vijën e startit ditën e diel do të niset dyshja Bottas – Hamilton. Piloti finlandez regjistroi kohën 1:31:547 duke marrë “pole position”, ndërsa shoku tjetër i skuadrës ishte vetëm 23 të mijtat më i ngadaltë. Vija e dytë e startit do të plotësohet nga dy makinat e tjera Ferrari. Në vend të tretë do të jetë Sebastian Fetel, i cili ishte +0.301 sekonda më i ngadaltë se Botas dhe në të katërtin Çarls Leklerk, i cili ishte +0.318 sekonda pas vendin të parë. Vijën e tretë e plotësojnë dy makinat Red Bull dhe në vijën e katër janë dy makina Renault. Dhjetë vendet e para i plotësojnë dy makinat Haas, ndrysa Kimi Raikkonen u rendit në vend të 13-të. Gara për Çmimin e Madh të Kinës, zhvillohet ditën e diel në orën 8:10.

Loading...

Shpërndaj me