Këtë muaj pritet të fillojë mënyra e re e pagesës se taksave rrugore përmes kartelës elektronike. Pagesa elektronike fillimisht do të zbatohet në pikat pagesore në Korridori 10, ndërsa së shpejti pritet të rinovohet edhe i gjithë softueri i Korridorit 8. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” njoftojnë se nga taksat rrugore në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2018 janë realizuar 55 milion denarë të ardhura ose 5.3 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Korridori 10 është i pari që do të fillojë të punojë në mënyrë elektronike. Për momentin janë gati edhe pikat pagesore në Rramanli, Sopot dhe Otovicë. Po bëhen përpjekje edhe në pikën pagesore në Stobi që është në Kavadar, sepse aty po ndërtohet pika pagesore e re dhe duhet të jetë gati diku në muajin tetor dhe do të jetë me sistemin e ri elektronik…Nga shtatori do të fillojë më punë edhe pika pageore e Korridorit 8- tha Zoran Kitanov,Drejtor i Ndërmarrjes Publike “ Rrugët Shtetërore

Qytetarët mund të furnizohen me kartelat elektronike të cilat do të jenë në dispozicion në të gjitha pompat e benzinës dhe do të jenë falas. Të njëjtat mund të plotësohen edhe tek pikat pagesore, nëpër kufij ose nëpërmjet një aplikacioni të veçantë në telefon ose laptop. Në ndërkohë qytetarët pëlqejnë metodën e re të faturimit. Ata theksojnë se mënyra se si mund të plotësohet karta mund të jetë e komplikuar, por do të zvogëlojë turmat dhe do të ketë një rrjedhë më të shpejtë të automjeteve.

Valmira Zendeli

Shpërndaj me