Kolesterolin mund ta lidhim me ushqimet e yndyrshme, megjithatë pjesa më e madhe e kësaj substance të dylltë prodhohet nga vetë trupit. Mëlçia prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në gjak. 25% tjetër vjen nga ushqimet. Në nivelet normale kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e qelizave. Por, ka raste kur këto nivele janë shumë të larta, si pasojë e ushqimeve që konsumojmë.

Nivelet e larta të kolesterolit fillimisht nuk shfaqin asnjë simptomë. Por shkaktojnë dëmtime të thella në trup. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në krijimin e një pllake bakteriale brenda arterieve. E njohur si arteroskleroza, kjo gjendje ngushton hapësirën ku qarkullon gjaku dhe rrit rrezikun për zhvillimin sëmundjeve të zemrës. Njerëzit mbi 20 vjeç duhet t’i masin nivelet e kolesterolit të paktën çdo 4-6 vjet. Kjo bëhet me një analizë të thjeshtë të gjakut. Ajo mat format e ndryshme të kolesterolit që qarkullojnë në gjak kur jeni në gjendje esëll (nuk duhet të keni ngrënë asgjë 9-12 orët e fundit). Rezultatet shfaqin nivelet e kolesterolit të “keq”, të “mirë” dhe trigliceridet. Nëse dy tipet e kolesterolit nuk i ruajmë brenda vlerave atëherë mund të sjellin lindjen e sëmundjeve të ndryshme si hipertensioni aritmia, problemet në veshka apo pagjumësia. Kolesteroli LDL i quajtur kolesteroli i keq është lipoprotein me densitet të ulët. Këto lipoproteina shpeshherë depozitohen në muret e brendshme të arterieve duke ngushtuar diametrin e tyre. Ndërsa kolesteroli HDL i njohur si kolesteroli i mirë është lipoprotein me densitet të lartë. Këto grimca pastrojnë enët e qarkullimit të gjakut nga LDL dhe kur ato rriten shumë mbi vlera e depozitojnë LDL në mëlçi. Kur LDL,HDL dhe VLDL kalojnë mbi vlerat 280 mg/çdo 300mg/dcl 400mg/dhe atëherë shfaqen shqetësimet në zemër. Në rast se personi nuk fillon të tregojë kujdes për të ulur kolesterolin atëherë fillon procesi i përgjithësuar që gradualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme arteriet të fillojnë të mbushen vende-vende nga brenda me këto pllakeza dhjamore. Në përgjithësi ky proces fillon të ndihet pas moshës 40-45 vjeç. Disa prej faktorëve që ndikojnë në rritjen e kolesterolit në gjak janë: jeta e qetë, qëndrimi sedentar, obeziteti, dieta e pashëndetshme, duhanpirja, diabeti.

Simptomat

Vërehet një fryrje e gishtave të dorës, shpeshherë personi fillon të ndiejë dhimbje koke, mund të ketë dhimbje në kraharor, ndonjëherë mund të ketë një goditje në zemër ose shtrëngim të saj. Gjithashtu, mund të ndjejë dhimbje të kyçeve të këmbëve, “ndezje” të tyre. Personi në mëngjes kur çohet nga gjumi fillon të eci duke kaluar dhe shenja të harresës. Tek disa persona mund të shfaqet ankth, marrje mendsh, lodhje e shpejtë, dhe vështirësi në frymëmarrje. Në rast se LDL fillon të rritet mbi 150-180mg/dcl-210mg/dcl atëherë këto lipoproteina fillojnë tu ngjiten arterieve nga brenda dhe vende-vende fillon sklerotizimi i arterieve e kundërta ndodh me HDL. Kur ky fillon të ulët me poshtë se 35mg/dcl atëherë pakësohet mundësia e pastrimit të LDL. Pra, siç e shohim e kryesore është që të mbajmë HDL më shumë se 35mg/dcl dhe trigliceridet fillojnë të rriten mbi 150 mg/dcl.

Masat parandaluese

Ushtrimet fizike dhe aktiviteti fizik janë ndër të parët që fillojnë të luftojnë arterosklerozen. Një vrap 5-10 minutë nxit shumë qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në shkëputjen e këtyre grimcave nga vendi ku janë ngjitur. Konsumimi i ushqimeve me pak kripë dhe pakësimi i ushqimeve të skuqura bën që të mos rritet tensioni dhe mëlçia të punojë me shume për depozitimin e LDL. Konsumimi i produkteve shtazore pakëson mundësinë e shtimit të kolesterolit ndërkohë që ne i kemi shpallur luftë të heshtur atij. Përdorimi i mishit të peshkut në veçanti salmonit bën që omega acidet yndyrore të pangopura të ndikojnë në uljen e kolesteroli total. Ushqimet më fibra që përmbajnë Beta Glukan largojnë toksinat nga organizmi dhe largojnë LDL. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë Gluteinë një antioksidant me ngjyre te verdhë që gjendet tek spinaqi veza aloe vlera, tambel gjaku ndikojnë në humbje të LDL dhe triglicerideve. Konsumimi i frutave të thata si arra 4-6 kokrra në ditë,bajame 6-8 kokrra në ditë ose edhe lajthi ndikon në rritjen e HDL. Konsumimi i bishtajoreve si fasulet, bizelja duke qenë se kanë antioksidant, vitaminë D, vitaminë B, magnez, kalium, hekur dhe lectina një substancë që të bën të ndihesh i ngopur, redukton LDL dhe rrit kolesterolin e mirë deri në masën 30-35%.Përdorimi i sojes avokados hudhrës qitro bën që të ulin LDL deri në 20% dhe të rritet HDL 25-30%. Konsumimi i 2-3 frutave të stinës në ditë ndikon në largimin e LDL. Përdorimi i uthullës së mollës së egër në dozën 1-2 lugë gjelle në ditë ul nivelin e triglicerideve dhe rrjedhimisht ul kolesteroli VLDL.

Trajtimi me bimë medicinale

Krahas ushqimeve të përditshme që përmbajnë antioksidant, vitaminën B, fibra të shumta; një ndihmës shumë i mirë për të ulur kolesterolin brenda një periudhe 1 mujore japim bimët mjekësore. Ja cilat nga bimët ju mund ti përdorni që brenda një muaji kolesterolin ta ulin 50-70mg/dcl. Të gjitha bimët që përmbajnë acide organike ulin kolesterolin në gjak. Lulja dhe fruti i murrizit përmban acidin triterpenik, molla e egër përmban acidin malik në përqindje të lartë, kafja pa kafeinë dhe fruti i shtogut përmbajnë acidin klorogjenik që ndikon në shkrirjen e dhjamit në organizëm, gjembi i gomarit, angjinarja çikorja rregullojnë metabolizmin e përmirësojnë punen e mëlçisë. Bimë që përmbajnë Betasitosterole dhe sitostanole, si majdanozi dhe kanella ndikojnë në tretje dhe pastrojnë enët e qarkullimit të gjakut. Vaji i Lirit me dozat 5-10 ml në ditë ndihmon tretjen dhe jashtëqitjen njëkohësisht ndikon në largimin e LDL nga organizmi. Si përfundim nëse kolesterolit të keq me vlerat mbi 220mg/dcl i shpallni një luftë të heshtur për rreth një muaj atëherë ju dilni fitimtar mbi arterosklerozën

Loading...

Shpërndaj me

Loading...