Susie Torres nga Kansas – SHBA, mendoi se ajo kishte ujë në veshin e saj të majtë.

Ajo shkoi te një mjek, i cili, pasi e ekzaminoi, tha që kishte një insekt në vesh.

Torres nuk u frikësua pasi nuk dinte se çfarë lloj insekti ishte. Ajo as nuk mund të ëndërronte të kishte një nga speciet merimangë më helmuese në veshin e saj – merimangën e murrme, shkruan CNN.

Me ndihmën e disa instrumenteve mjekët larguan merimangën e rrezikshme nga veshi i saj.

Pas kontrollit në detaje, mjekët thanë se Torres ka shpëtuar nga kafshimi i merimangës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...