Në fundjavë, skuadra e Eibarit do të takohet me Barcelonën në La Liga, para se këta të fundit të udhëtojnë drejt Napolit, për sfidën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Trajneri i Eibar, Hoze Mendilibar, nuk pret që Lionel Mesi të mungojë ndaj tyre në sfidën që të shtunën luhet në ‘Camp Nou’, me fillim nga ora 16:00.

“Unë nuk mendoj se Messi do të pushojë. Ky bastard pushon gjatë ndeshjes. Ai e di kur duhet të përfshihet, e kur të pushojë. Nëse atij do t’i jepej pushim, ai do të kishte një moment më të keq duke parë ndeshjen nga bankina, ku do të lodhej më shumë,” ka thënë në pres konferencë trajneri I Eibarit, Hoze Mendilibar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...