Pak më parë u bë me dije se menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, është mbyllur në karantinë brenda konviktit në Prishtinë, bashkë me këngëtarin Robert Berisha.

Ata kishin udhëtuar drejt Stambollit dhe do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë rresht. Por Tayna nuk është me menaxherin e saj pasi ndodhet në shtëpinë e saj.

Këtë e ka treguar Rinori gjatë një prononcimi për media.

“Jo Tayna ka shku në shtëpi. Ka udhëtuar prej Zurich”, tha ai.

Vetë reperja ka publikuar një foto ku tregon se ndodhet në shtëpinë e saj në Prizren dhe se librat do të jenë shoqëruesit e saj këto ditë!

I pyetur nëse kanë bërë testin për Koronavirusin, Rinori tregoi se teste ka bërë edhe jashtë vendit, ndërsa në Kosovë i kanë kontrolluar vetëm temperaturën.

Ai e ka krahasuar situatën në Kosovë me Korenë e Veriut dhe shprehet se në Kosovë kanë ardhur të tjerë avionë me udhëtarë dhe nuk kanë ndaluar askënd përveç tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...