Mino Raiola (menaxhon emra si Ibrahimoviç, Pogba, De Ligt, Verrati, Insije e Haland), Zhorge Mendes (Kristiano Ronaldo, Zhoze Murinjo, Zhoao Kanselo, Ederson, Bernardo Silva), Xhonatan Barnet (Garet Bejl, Saul Niguez, Xhordan Pikford) dhe David Manaseh (pjesë e kopanisë së Barnet) janë takuar për të diskutuar edhe ata se si do të veprojnë ndaj kufizimeve që organizata që drejton futbollin ndërkombëtar (FIFA) dëshiron t’u vendosë, duke u kufizuar të ardhurat. FIFA dëshiron të ulë përqindjet dhe përfitimet financiare të mënaxherëve, duke i cilësuar si të tepruara. Ndaj menaxherët janë mbledhur për të kundërshtuar rregullat e reja dhe po përgatitin një betejë ligjore duke e cilësuar si të drejtën e tyre normale atë të përfitimit nëpërmjet biznesit që kryejnë. Pritet një luftë e ashpër dhe vendimi që do të dalë nga gjykatat civile, mund të ketë një impakt të rëndësishëm për betejën e menaxherëve. (Foto: MailOnline)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...