Skiatorët bullgar të disiplinave nordike Martin Pançev në konkurencë të meshkujve dhe Nansi Okoro në konkurencë të femrave kanë dalë fitues të edicionit të 55-të, të garave në Memorialin e Mavrovës. Në konkurrencën e meshkujve në vrapin e 10 km, olimpiku maqedonas Stavre Jada u rendit në pozitën e katër, ashtu që për 53.7 sekonda kishte kohë më të dobët se ajo e fituesit Pençev. Në konkurencë të femrave në vrapin e 5 kilometrave, maqedonasja Todorovska, u ngjit në piedestal me 34.1 sekonda, kohë më të dobët se ajo e fitueses Okoro. Për nordiken bullgare ishte kjo fitorja e dytë që e shënon në pistën Lugina e qetë.

Shpërndaj me