Meksika ka vendosur pothuajse 15.000 trupa në kufirin SHBA-Meksikë, sipas sekretarit të mbrojtjes në vend, Luis Sandoval.

“Në pjesën veriore të vendit kemi vendosur një total prej pothuajse 15.000 trupa nga Garda Kombëtare dhe njësitë ushtarake”, u shpreh Sandoval.

Përafërsisht 2.000 anëtarë të Gardës Kombëtare tashmë janë vendosur në kufirin jugor të Meksikës me Belizen dhe Guatemalën. Ndërsa 4500 trupa janë shpërndarë në të gjithë zonën.

Shumë emigrantë nisin udhëtimin e tyre nga Amerika Qendrore dhe më tej në jug, duke kaluar nëpër Meksikë për të hyrë në SHBA.

Dislokimet vijnë pas presionit të administratës Trump në Meksikë për të ndalur fluksin e emigracionit në veri.

Megjithatë Meksika i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe SHBA për të ndihmuar në ndalimin e emigrantëve.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...