Meksika do të shtojë 825 agjentë të emigracionit në kufijtë e saj si pjesë e marrëveshjes me SHBA-në për të reduktuar fluksin e emigrantëve, njoftoi sot sekretari meksikan i Punëve të Jashtme, Marcelo Ebrard.

“Ndërkohë që dërgim i planifikuar i 6000 trupave në kufirin me Guatemalën do të përfundojë deri të martën”, tha ministri në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin, Andres Manuel Lopez Obrador.

Mijëra emigrantë kalojnë çdo ditë nga Guatemala drejt Meksikës për të vajtur në SHBA, që solli edhe kërcënimet e Uashingtonit kundër Meksikos me taksa të reja doganore nëse nuk stopon këtë fluks.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...