Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador ka nxjerrë në shitje aeroplanin e tij presidencial dhe u zotua se fitimet do të shkojnë për të financuar përpjekjet për frenimin e migrimit ilegal.

Ky veprim vjen pasi Meksika dhe SHBA arritën një marrëveshje që të shmangen tarifat amerikane për mallrat meksikane vetëm nëse vendi i Obrador bën më shumë për të ndalur migrim e njerëzve nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së.

Kreu i shtetit meksikane tha se vlera e parashikuar e Boeing 787 Dreamliner është 150 milion dollarë.

Gjatë fushatës presidenciale në vitin 2018, Lopez Obrador, i cili është i njohur në Meksikë me inicialet e tij Amlo, premtoi të shesë avionin, i cili fillimisht ishte blerë për 218 milion dollarë.

Ai u tha mbështetësve se do të përdorte aeroplanë komercialë me çmime të favorshme.

Meksika gjithashtu dëshiron të shesë 60 aeroplanë në pronësi të qeverisë dhe 70 helikopterë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...