Përmes një postimi në faqen e saj zyrtyare në “Tuitter”, MekLaren ka paraqitur një model se si do të jenë makinat e së ardhmes në pistat e Formula 1. Makinë që do të garojë në vitin 2050. “McLaren Applied Technologies”, ka punuar fort për të arritur në këtë përfundim, duke marrë edhe opinionet e fansave të këtij sporti për të paraqitur një makinë që do të përdoret në gara pas 30 vitesh. Makina quhet MCLExtreme, e cila do të pilotohet nga një “co-pilot” inteligjent, një makinë me bateri elektrike dhe me goma që rigjenerohen vetë , raporton Telesport. Një makinë plot drita, që ka magjepsur fansat e këtij sporti, të cilët kanë dhënë edhe mendimet e tyre për të ardhmen. Sipas modeluesve, kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë deri në 500km/orë dhe gjithçka do të jetë e mundur falë aerodinamikës dhe teknologjisë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...