Boksieri amerikan Flojd Mejuether ka bërë me dije se po përgatitet për një duel “shou” që do të zhvillojë në Japoni ndaj filipinasit Manu Pakuao. Një deklaratë që ka befasuar të gjithë, pasi prej kohësh përflitet për një përballje të dytë mes dy ikonave të boksit. Gjithsesi, duket se kjo sfidë nuk do të jetë zyrtare, por një “shou” mes dy boksierëve, ikona të këtij sporti. Këtë gjë e konfirmoi Mejuether përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Instagram”.

Ekipi im është në Tokio. Tani për tani jam duke punuar për një duel mes Flojd Mejueather dhe Manu Pakuao, një sfidë që do të zhvillohet këtu, në Tokio. Qëndroni në pritje për të reja të tjera së shpejti”, thotë Mejuether.

Dy boksierët zhvilluan në maj të 2015-ës një nga duelet më të mëdha të historisë së këtij sporti, me Mejuether që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundesh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...