Ndërsa Meghan Markle pritet të bëhet fëmijë ka pasur shumë spekulime rreth shtatzënisë së saj.

Mediat raportojnë se Dukesha ka vendosur të mos e lindë foshnjën në të njëjtin spital ku lindi Kate Middleton, në Lindo Wing.

Fillimisht u tha se planifikonte të sillte në jetë fëmijën në një spital pranë shtëpisë së saj. Por tani raportohet se do lindë foshnjën në shtëpi.

Kjo do të kthejë pas traditën e humbur mbretërore pasi vetë Mbretëresha lindi në shtëpi.

Lindja në shtëpi është bërë popullore për shumë çifte pasi besojnë se siguron një ambient shumë më pak stresues për të mirëpritur një fëmijë në botë.

Një burim tha për Daily Mail se lindja në shtëpi është zgjedhja e saj e preferuar por gjithçka do varet sesi do jenë rrethanat në momentin kur të vijë koha për të lindur.

Dukesha dhe Princ Harry do bëhen prindër për herë të parë. Nuk dihet ende gjinia e fëmijës por deri tani spekulimit thonë se do jetë vajzë./Ora

Loading...

Shpërndaj me