Meghan dhe Harry as nuk ja treguan vendimin e marrë pjestarëve të familjes para se ta bënin publik dhe kjo, i ka zhgënjyer të gjithë.
Princi Charles thuhet se u informua rreth lajmit vetëm 10 minuta para se ta merrte vesh bota, kurse ëilliam ndihet i zhgënjyer dhe i lënduar nga i vëllai dhe Markle.
Mes gjithë dilemave të tjera, lind pyetja: Çfarë ndodhi që dyshja bën publik një lajm si ky pa e diskutuar ende mirë në familje? Thuhet, se Meghan dhe Harry ishin të detyruar ta tregonin vendimin publikisht për shkak të tabloidit britanik, The Sun. Ky i fundit e kishte zbuluar lajmin dhe po planifikonte të publikonte një artikull rreth tij.
Në mënyrë që lajmi të mos dilte nga The Sun, çifti u detyrua ta tregonte vetë përpara. Nëse diçka e tillë është e vërtetë, morëm shumë përgjigje, por sidoqoftë, asgjë që zbeh zemërimin e mbretëreshës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...