Pas largimit nga familja mbretërore, Harry dhe Meghan humbën statusin e tyre mbretëror dhe i vetmi titull që i mbeti ishte “Duka dhe Dukesha e Sussex”. Mirëpo, ata vazhdojnë t’i quajnë çifti mbretëror, ndaj mbretëresha Elizabeth është siguruar që kjo të mos përsëritet më.

Ajo i ka ndaluar Harry-t dhe Meghan-it përdorimin e titullit “mbretëror”, ndaj puna do të jetë keq edhe për bizneset e reja të çiftit.

Ata kanë vendosur të regjistrojnë me këtë titull një markë globale për një sërë artikujsh dhe aktivitetesh, duke përfshirë veshmbathje, libra e materiale mësimore.

Gjithashtu, me këtë emër ata do të ngrinin edhe një organizatë të re bamirësie.

Dyshja duhet t’ia nisë punës nga e para për të ndryshuar emrin e bizneseve të tyre, pasi mbretëresha nuk ia lejon më të përfitojnë “në kurriz” të familjes mbretërore.

Pas largimit nga Mbretëria e Bashkuar, Harry dhe Meghan kanë nisur jetesën e re në Kanada dhe Meghan është më e lumtur se kurrë për këtë ndryshim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...