16 maji është ditëlindja e supermodeles dhe aktores Megan Fox. Ajo njihet si një prej femrave më të bukura në botë, për të cilën mosha është thjesht një numër.

Megan Fox u bë sot 33 vjeçe dhe fansat e saj thonë se duket po aq e re sa para 10 vitesh. Ajo ka lindur në Tennessee dhe filloi karrierën në vitin 2001 me një rol në filmin “Holiday in the sun”.

Fox u martua në vitin 2010 me aktorin Brian Austin Green, me të cilin gëzon tre fëmijë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...