MediaXchange është e lumtur të njoftojë partneritetin e ri në bashkëpunim me Mediavision në projektin e sjelljes së producentëve dhe kreatorëve kryesorë evropianë të produksioneve më të njohura europiane në NEM Zagreb.

Për dallim nga NEM-i i etabluar në Dubrovnik, panairi më i madh televiziv në Europën Qendrore dhe Lindore, i cili mbulon tematikisht të gjithë industrinë televizive, NEM Zagreb do të përqendrohet në krijimin dhe prodhimin e përmbajtjeve televizive dhe filmike gjatë programit treditor.

Kjo ngjarje krejt e re në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore do përfshijë panel diskutime, prezantime dhe ligjërata tematike, si dhe projeksione të përmbajtjes origjinale televizive. Gjatë tre ditëve, 11- 13 dhjetor, NEM Zagreb do të përqendrohet ekskluzivisht në krijimin e përmbajtjeve dhe një nga karakteristikat e veçanta të këtij NEM është konkursi për skenaristë, që është i hapur për të gjithë krijuesit me ide për skenarë filmi ose serie ose ndonjë format të veçantë (reality show, kuiz, emision dokumentar).

“Vërtet i gëzohemi bashkëpunimit me Mediavision në prezantimin e kësaj pjese të programit. Zhvillimi i fortë i panelit vendor dhe hapat e mëdhenj brenda platformave televizive në disa vitet e kaluara, kanë krijuar një treg konkurrues dhe dinamik në rajon. Mendojmë se ekzistojnë shumë mundësi për zhvillimin e përmbajtjeve në këtë rajon, dhe në NEM shohim ngjarje kyçe për promovimin e lidhjeve që i zhvillojnë ato marrëdhënie,” -tha Katrina Uod, drejtoreshë ekzekutive e MediaXchange.

Detajet lidhur me eventin mund t’i gjeni në:
http://mediaxchange.com/
https://neweumarket.com/zagreb/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...