Sipas mediave italiane, eliminimi i Interit nga Liga e Kampioneve, e më pas edhe nga Liga e Europës, pa lënë shumë gjurmë në këto turne, duket se ka vendosur vulën mbi fatin e trajnerit Luçiano Spaleti. Tekniku Spaleti do të jetë në drejtimin e zikaltërve deri në fundin e këtij sezoni e më pas do t’i japë lamtumirën, duke pasur tashmë si objektiv të vetëm garantimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm. Sipas “Corriere Dello Sport”, në fund të këtij edicioni, me apo pa Ligën e Kampionëve të siguruar, rrugët e Interit dhe Spaletit do të ndahen, ashtu si të klubit me Ikardin, ndërsa Zhang i ka besuar Marotës rindërtimin nga e para të një skuadre , e cila ka treguar se nuk është ende në lartësinë e emrit që mban.

Loading...

Shpërndaj me