Sipas “L’Equipe” trajneri Ralf Rangnik, arkiteti i suksesit të “Red Bull Salzburg” dhe “Leipzig”, ka firmosur parakontratë me kompaninën “Elliott” për të marrë drejtimin dhe pushtetin e Milanit duke nisur nga vera e këtij “viti! Ndërkohë “Calciomercato.com”, zbulon dhe se kjo parakontratë me Milanin e fuqizon pozitën e Rangnikut, pasi në rast se drejtuesit e fondit “Elliott” nuk respektojnë akordin e ndërmarrë, atëherë do të duhet ta dëmshpërblejnë financiarisht. Duket se Stefano Pioli është në muajt e fundit kuqezi, teksa Rangnick do të marrë në dorë shitjet, blerjet dhe sidomos sektorin e “scouting” (pra zbulimin e talenteve). Me këto lëvizje Maldini dhe Boban pritet të largohen pasi do të ulen në detyrë dhe nuk do të kenë më fuqi në vendimmarrje.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...