Sipas “Telefoot”, braziliani Nejmar ia ka bërë të qartë klubit të PSZH-së se dëshiron të largohet dhe të luajë në një vend tjetër. Arsyet janë të ditura. Para së gjithash, Nejmar pretendon se bota e futbollit në Francë është treguar e pamëshirshme me të. Pastaj, ka të bëjë edhe ardhmja e mundshme e Leonardos në rolin e drejtorit sportiv, në vend të Antero Henrikes, i cili ka qenë ndër mbështetësit e parë të futbollistit 27-vjeçar. Për momentin janë zëra. Madje, thuhet se PSZH-ja është gati t’i propozojë rinovimin sulmuesit. Megjithatë, është shumë e vështirë ta mbash një futbollist kundër dëshirës në skuadër. Një situatë që i shkon në konton e Barcelonës dhe që po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit. Leo Mesi është ai që po shtyn më shumë për rikthimin e brazilianit me fanellën katalanase.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...