Kristiano Ronaldo nuk e bëri dot debutimin që ëndërronte në Serinë A. Ylli portugez u përpoq shumë, por nuk doli nga fusha i lumtur, edhe pse Juventusi fitoi. Ky debutim i Ronaldos në fanellën e Juventusit ishte në qendër të vëmendjes për mediat italiane. Mediat analizuan lojën e Ronaldos. Të gjithë ato janë të një mendimit se Ronaldo ka luajtur mirë në këtë ndeshje, ndërsa La Stampa thekson se sulmuesi portugez dëshironte të lë gjurmë që në ndeshjen e parë, por shum shpejtë e kuptoi se Seria A është ndryshe nga La Liga.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...