Mediat në Gjermani shkruajnë që Frank Riberi është qartësuar tërësisht dhe është gati ti bashkohet Fiorentinas si lojtar i lirë. “Bild” thekson se Ribery ka marrë vendim dhe ka refuzuar disa oferta të mira për në Dinamo Moskë, Spartak Moskë apo disa klube në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kontrata e 36 vjeçarit me Bajern Munihun skadoi pas 12 viteve në Gjermani, ku ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe nëntë tituj të Bundesligës. Fiorentina ka konfirmuar se ata do të bëjnë një ofertë dhe “nëse ai dëshiron të vazhdojë të jetë një lojtar i nivelit të lartë, ata janë duke pritur”. Sipas raporteve të fundit, familja e Riberis ka luajtur rol krucial në këtë vendim, të cilët kanë paketuar valigjet dhe kanë udhëtuar për në Florencë, për përvojën e re të lojtarit në Serie A.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...