Poll Pogba gjatë kohë përmendej si përforcim i ardhshëm i Real Madridit, mirëpo duket se gjërat janë ndryshuar në mënyrë drastike kohëve të fundit. Së paku kështu lajmëron gazetari I mirënjohur francez, Frederik Kalenzh, I cili është I bindur se Pogba këtë verë do të ndrrojë mjedisin.

Marrëveshja është kah fundi dhe transferi do të kushtojë rreth 150 mln euro,” ka thënë Kalenzh, ndërsa e përditshmja “Le10Sport” ka shtuar edhe disa detaje të tjera.

Mino Raiolla nga Reali kërkon 18 mln për marrëveshjen e transferimit, 5 për qind të drejtave të përdorimit të emrit të futbollistit dhe pagesa mujore të jetë në mesin e tre futbollistëve më të paguar në klub.

Në këtë drejtim Mançester Junajted është i gatshëm që të hap rrugën për largimin e Pogba-s, pasi që në rast se nuk kualfikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë do të shkurtojë pagesën mujore për një çerek, një gjë të cilën nuk e dëshiron Pogba. Mesfushori francez është dëshira e kahmotshme e trajnerit Zinedin Zidan. Ndërkohë Pogba disa herë ka theksuar se ëndra e çdo futbollisti është të luajë te Reali, ndërsa Kalenzh njihet si gazetarë që të është i afërt me futbollistët e kombëtares së Francës, andaj edhe lajmi I liferuar nga Kalenzh duket tejet real.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...