Në selinë e Intelegjencës Irakiane është ndërtuar një muze me mjete të konfiskuara dhe të zbuluara nga ushtarët e Isis. Muzeu është ende i mbyllur për publikun e gjerë, por CNN si e vetmja media që është lejuar të futet ka zbuluar se çfarë ka aty brenda. Përveç veshjeve që përdorin ushtarët, aty gjenden edhe dronë që janë planifikuar për të sulmuar apo edhe armë të ndryshme.

Muzeu poashtu posedon edhe disa libra nga shkolla fillore ku në vend të numrave apo shkronjave fëmijët mësohen me tanke, thika, kallashnikov dhe armë të tjera.

Sipas informacioneve nga ky muze, në moshë më të rritur fëmijët mësojnë që janë të lirë dhe kanë të drejtë që të vrasin dhe të dhunojnë në emër të fesë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...