Gratë me HIV shpesh diagnostikohen më vonë se burrat në Europë, çka thekson nevojën për më shumë testime dhe metoda më të mira, deklaruan dy agjenci prestigjioze shëndetësore europiane.

”Më shumë se 141 000 raste të reja të HIV-it u raportuan në Europë në vitin 2018, nga të cilat rreth një e treta ishin gra”, sipas një raporti të lëshuar me rastin e Ditës Botërore të SIDA-s, që është sot.

“Mbi gjysma e rasteve të njohura të HIV-it mes grave, 54%, u diagnostikuan me vonesë”, deklaroi Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me qendër në Stokholm dhe zyra europiane me qendër në Kopenhagë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Diagnostikim i hershëm nënkupton trajtim të hershëm.

Kjo mund të kontribuojë në uljen e transmetimit të virusit HIV.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...