Bilancet e publikuara nga klubi bardhezi, zbulojnë se ato shifra që u shfaqën në mediat pranë torinezëve, të cilat trumbetonin se Ronaldo kishte paguar veten falë fanellave të shitura, në fakt kanë qenë shumë të ekzagjeruara. Të ardhurat nga shitja e fanellave dhe gjërave të ngjashme, kanë kaluar nga 27,8 milionë euro në vitin 2018, në 44 milionë euro në vitin 2019, vetëm 16,2 milionë euro diferencë nga periudha para Ronaldos me atë me portugezin në përbërje. U mendua se afrimi i tij do të kishte rritur të ardhurat direkte edhe nga sponsorët, të cilët do të shpenzonin më shumë për ta pasur si përfaqësues. Por edhe në këtë rast, shihet se diferenca në total është 21,9 milionë euro. Duke llogaritur se për Ronaldon, përfshirë taksat, Juventus shpenzon 55 milionë euro në vit vetëm për të përballuar rrogën, kuptohet qartësisht se deri tani me marketing, klubi bardhezi nuk ka arritur të sigurojë as pagën e tij, e jo më vlerën e kartonit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...